Site icon Telegrafi

Çitaku tregon se tri gra nga Kosova janë nderuar me çmimin “Gra të guximshme” në SHBA

Ambasadorja e deritanishme e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se ishte pjesë e një ceremonie të ndarjes së çmimeve “Gratë e guximshme” në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se tri gra të jashtëzakonshme nga Kosova tashmë janë nderuar me këtë çmim, të ndarë nga Departamenti i Shtetit.

Siç ka bërë të ditur Çitaku, bëhet fjalë për Feride Rushitin, Valdete Idrizin dhe Arbana Xharrën – të cilat janë nderuar për punën e tyre dhe avokatinë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Ndërsa Çitaku ka thënë se do ta respektojë kërkesën e ministrit Konjufca, i cili ka kërkuar që ajo të largohet nga detyra e ambasadores. /Telegrafi/

Exit mobile version