Telegrafi

Çitaku thotë se Qeveria Kurti po mashtron

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, aktuashisht nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2.

Çitaku ka parashtruara disa pyetje ndaj Qeverisë, për inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë.

“A jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike?  A arrinë me pagën e njëjtë e pa rritje ta përballojë inflacionin?”, shkroi Çitaku.

Ndërkoha Çitaku është përgjigjur duke thënë se “ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo”.

Lexo po ashtu Lushaku-Sadriu i reagon Kurtit: Po bën propagandë duke shtrembëruar të dhënat e Bankës Botërore për shkallën e varfërisë

“Leni mashtrimet”, shkroi në fund.

Më herët ndaj Qeverisë, përkatësisht, kryeministrit Albin Kurti, pati reagime edhe nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti tha se krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.

E sipas Lushtaku-Sadriut, kjo është porpagandë e Kurtit, duke thënë se i ka shtrembëruar të dhënat e Bankës Botërore./Telegrafi/