Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Duke reaguar ndaj një video që ka publikuar LVV e cila akuzon opozitën që dhjetë vite më parë votoi pro ligjit për amnistimin e kriminelëve në veri, Çitaku ka thënë se kjo është shpifje.
“LVV është në panik! Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin. Jo, askush nuk i ka amnistuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë”, ka shkruar Çitaku.
Më tej nënkryetarja e PDK-së ka shtuar se dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike “shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar”
“E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve. Ncuk. Nuk kalon”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/