Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel, është e njëjta me atë të vitit 2016-të.
Çitaku i ka reaguar Lajçakut, përmes një reagimi në Twitter ku ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.
“E njëjta marrëveshje ishte arritur në vitin 2016, me disa hapa prapa. KFOR nuk është reaguesi i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje barazon forcat e zbatimit të ligjit në Kosovës me huliganët që ngrenë barrikada”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/
The same agreement that was already reached in 2016, with some set backs. KFOR is not a first responder. And, most disturbing part, this agreement equates Kosovo law enforcement with hooligans erecting barricades. https://t.co/MzzFhTBZFO
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) September 30, 2021