Ambasadorja Vlora Çitaku i ka reaguar ish bashkpartiakut të saj, Hajdar Beqa, për gjuhën e përdorur ndaj kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari Lila.
Për shkak të shkarkimit të drejtorëve dhe prishjes së koalicionit me PDK’në në Gjakovë, kreu i degës së kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa e ka quajtur Kusari –Lilën ‘prostitutë politike’.
Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:
“E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit.E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/