Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e propozimit francez, të cilin e miratuan me 68 vota pro.
Miratimi i propozimit do të thotë debllokim i rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me shtetin e Bullgarisë.
Çitaku, me anë të një postimi në Twitter, ka përkujtuar, siç e cilësoi ajo, përvojën e hidhur të Kosovës me çështjen e mosliberalizimit të vizave, teksa ka shpresuar se Bashkimi Evropian do t’i mbajë premtimet.
“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo i dha dritën e gjelbër propocizimit francez. Kjo do të zhbllokojë hapat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani, të shpresojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin”.
“Ne në Kosovë kemi eksperiencë të hidhur me liberalizimin e vizave, por shpresoj që kjo do të krijojë një momentum të ri në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Parliament of North Macedonia ?? just gave the green light to the french proposal.
This will unlock the accession steps for Albania ?? and North Macedonia ??. Now, lets hope EU keeps its promise.
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) July 16, 2022