Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se nuk ka as ambicie e as vizion.
Ajo gjithashtu ka përmendur faktin që Fondi i Kursimeve Pensionale është pa bord, ndërkohë ende nuk është zgjedhur as Kryeprokurori i Shtetit e as guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndaj, Çitaku ka thënë se kjo qeveri është pa adresë.
“Pa ambicie. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së në Facebook.
Ndryshe, Çitaku është një nga zërat më kritikë brenda PDK-së në raport me qeverisjen Kurti. Javën e kaluar, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi, ku ndër të tjera ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen në dialog me Serbinë si dhe marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër. /Telegrafi/