Telegrafi

Çitaku: Osmanin duhet ta gjykojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.

Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ofendon Osmanin për peshën nëpërmjet vargjeve të Konicës

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.