Site icon Telegrafi

Çitaku: Kurti, një kryeministër që “mban ders”

Opozita e ka nisur vitin 2023 me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Është nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, partisë më të madhe opozitare në vend, që ka kritikuar kryeministrin për keqqeverisje.

“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, tranmseton Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria Kurti ka qenë në shenjestër të kritikave gjatë tërë vitit nga partitë opozitare ne vend, të cilat edhe gjatë vitit 2022 e kanë quajtur “qeveri praktikanësh”, por edhe  kryeministrin Kurti si “mashtrues”. /Telegrafi/

Exit mobile version