Telegrafi

Çitaku: Kurti në negociata e ka përballë Serbinë dhe emisarët specialë – jo opozitën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në negociata e ka përballë Serbinë dhe emisarët specialë në mes, dhe jo opozitën.

Andaj thotë se Kurti me ta duhet të negociojë.

“Kryeministri nuk na ka neve palë në negociata. Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve”, tha ajo.

Tutje theksoi se për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme.

“Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke”.

“Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, shkroi Çitaku.