Site icon Telegrafi

Çitaku: Kërcënuesit e Xharrës, llumi i kësaj shoqërie

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë gazetares Arbana Xharra, duke thënë se kërcënuesit e Xharrës janë rreziku dhe llumi i kësaj shoqërie.

Çitaku përmes një postimi në facebook, ka thënë se kërcënuesit e Xharrës duhet të kapen dhe të nxirren para drejtësisë.

Postimi i plotë i Çitakut:

“Arbana Xharra është prej të rrallëve që vlerat dhe parimet që promovon i ka edhe mënyrë të jetesës. E pakompromis. E pa korruptuar. E guximshme.

Me punën, profesionalizmin e guximin e ka nderuar jo vetëm profesionin, por edhe Kosovën.

E këta që po e kërcënojnë janë rreziku dhe llumi i kësaj shoqërie.

Shpresoj që institucionet e rendit t’i sjellin para drejtësisë, e ne si shoqëri t’i refuzojmë e tua bëjmë të qartë që soji i tyre nuk ka vend këtu” (sic.), ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version