Site icon Telegrafi

Çitaku: Kemi parë parulla kundër aleatëve, raporti me SHBA-në duhet trajtuar me kujdes

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e fundit që lidhen me formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Përmes një postimi në Facebook Çitaku ka theksuar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA thotë se çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik.

“Raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes. Duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri. Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik”, ka shkruar Çitaku.

Lexo po ashtu Deputetja e LVV-së: Do të shkoja në zgjedhje, le të jenë referendum kundër presionit ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit

Nënkryetarja e PDK-së ka deklaruar se fatkeqësisht kanë parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve.

“Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/

Exit mobile version