Telegrafi

Çitaku e quan Kurtin populist e genjeshtar: Keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin populist dhe genjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.

Duke ironziuar me Kurtin, ish-ambasadorja tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.

Lexo po ashtu Kurti thotë se aktualisht janë 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij

“Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.

“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”.

“Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, tha Çitaku./Telegrafi/