Telegrafi

Cindy Crawford dhe Richard Gere ishin ndarë për shkak të diferencës së madhe në moshë

Foto: Getty Images

Njëra prej modeleve më të famshme në botë, Cindy Crawford dhe aktori i famshëm hollivudian, Richard Gere, kanë qenë të martuar në vitet e nëntëdhjeta, mirëpo historia e dashurisë së dy yjeve tashmë duket se është harruar.

Ata u martuan në vitin 1991, por i dhanë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh. Në ditën e dasmës së tyre modelja ishte 25 vjeçe, ndërsa aktori 42 vjeç.

Cindy Crawford dhe Richard Gere kanë qenë të martuar në vitet e nëntëdhjeta (Getty Images)

Cindy tash ka pranuar se diferenca në moshën e tyre ishte shumë e madhe.

Lexo po ashtu Më e bukur vajza apo nëna, Cindy Crawford dhe Kaia Gerber shkëlqejnë edhe në Paris (Foto)

“Gratë në të njëzetat e tyre sa fillojnë të kuptojnë se kush janë dhe për çfarë janë. Më vonë fillojnë të ndjejnë forcën dhe se çfarë mund të bëjnë me të”, ka treguar modelja.

Martesa me Gere i ndihmoi shumë në karrierë (Getty Images)

Manekinia e kishte njohur yllin e filmit “Pretty Woman” kur ishte vetëm 21-vjeçare dhe shumë shpejt pas takimit të parë e kishin nisur lidhjen.

Lidhja me Gere e bëri edhe më të famshme dhe në fakt ishte aktori që e mësoi se si të merrej me famën dhe fansat. Dallimi në moshë, megjithatë, e dërgoi martesën e tyre drejt dështimit.

Mirëpo, Cindy nuk ndien keqardhje për dështimin e lidhjes së tyre. Ajo tash është e martuar me biznesmenin Randy Gerber dhe kanë dy fëmijë.

Familja e tashme e Cindy Crawford (Getty Images)

Vajza e Crawford, Kaia, është duke i ndjekur hapat e nënës në pistën e modës. /KP/Telegrafi/