Telegrafi

Cillessen zbulon se do të largohet nga Barcelona: Do t’i bashkohem Cristiano Ronaldos te Juventusi

Jasper Cillessen. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Portieri holandez, Jasper Cillessen pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Holandezi iu bashkua katalunasve tri vite më parë nga Ajaxi, por që gjithmonë ka qenë zgjedhja e dytë në klubin katalunas.

Në tri vite, Cillessen ka mbrojtur vetëm në 29 takime për Barcelonën, ku shumica nga to janë në Kupën e Mbretit.

Tani ai ka deklaruar në rrjetet sociale se do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Jasper Cillessen. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mediumi spanjoll Diario Gol ka transmetuar fjalët e Cillessen “Do t’i bashkohem Cristiano Ronaldos te Juventusi”, ka shkruar holandezi.

Mbetet të shihet nëse Zonja e Vjetër do të bëjë ofertë për transferimin e holandezit dhe cili do të largohet nga klubi, polaku Szczesny apo Mattia Perin.

Gjithsesi në garë për Cillessen mbetën edhe dy skuadrat portugeze Porto e Benfica. /Telegrafi/