Telegrafi

Cillessen nuk besoi për interesimin e Barcelonës

Jasper Cillessen mendoi që interesimi i Barcelonës ishte vetëm një shaka.

Portieri holandez erdhi te gjiganti katalunas pas marrëveshjes për shitjen e Claudio Bravos te Manchester City.

Shifra e transferimit të Cillessenit nga Ajaxi te Barcelona u raportua të jetë rreth 10 milionë euro.

Lexo po ashtu Barcelona e ka kthyer në supermarket Valencian, këto janë shifrat e paguar për gjashtë yje (Foto)

Megjithatë, interesantja ishte se pas interesimit të Barcelonës, Cillessen mendoi që ishte një shaka kur agjenti ia konfirmoi.

“Kur agjenti më foli për interesimin e Barcelonës, pyeta nëse ajo ishte një shaka”, ka deklaruar ish-portieri i Ajaxit. /Telegrafi/