Këngëtaret Filloreta Raçi – Fifi dhe Çiljeta Xhilaga dikur kishin një miqësi shumë të mirë mes vete.
Kishte qenë Çiljeta ajo e cila një kohë e kishte mirëpritur në shtëpinë e saj Fifin, pas zhvendosjes së kësaj të fundit në Tiranë.
Por diçka ndodhi dhe në fillim të këtij viti, ato u përfol se nuk kishin më një raport si dikur.
Pikët në festivalin “Kënga Magjike” sërish ishin bërë ‘mollë sherri’ për një hatërmbetje, që kësaj radhe vinte nga ana e Çiljetës.
Këngëtarja Xhilaga ishte ndarë e pakënaqur nga festiali kur kishte parë se mikja e sa Fifi, e kishte vlerësuar me pak pikë.
Më vonë, Fifi ishte shprehur e penduar që kjo e ftohi paksa miqësinë e tyre, duke i kërkuar falje në një lloj mënyre Çiljetës publikisht.
E pas gjithë kësaj kohe, duket se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët, dhe kanë rikthyer raportet e tyre ashtu siç i kishin më parë.
Ka qenë Çiljeta, ajo e cila ka shpërndarë për fansat në InstaStory këngën më të re të Fifit, “Habibi”, duke e uruar kolegen e saj për projektin e ri.
Mesa duket, ky rregullim raportesh i ka bërë të lumtur edhe fansat e të dy palëve. /Telegrafi/