Për ta nisur ashtu siç duhet sezonin e ri të “Thumb”, Aulona dhe Fatma kishin të ftuar në studion e tyre këngëtaren e njohur Çiljeta Xhilaga.
Një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit ishte nëse ajo kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënieve mes Enca Haxhisë dhe Noizyt.
Për këtë çështje, dy moderatoret e kanë pyetur këngëtaren, e cila ka mohuar diçka të tillë.
“Unë nuk kam ndërhyrë mes Noizyt dhe Encës”, është shprehur Çiljeta.
“Enca ka qenë dhe do të mbetet pjesë e familjes. Këto janë gjëra kalimtare”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sJEzN2ixEO4