Telegrafi

Çiljeta e “dehur” nga dashuria, i uron të gjitha femrave të njëjtin fat (Foto)

Çiljeta Xhilaga është aq e dashuruar me Alban Hoxhën, saqë ka vendosur të ndajë një pjesë të lumturisë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo i drejtohet veçanërisht femrave që mos të humbin shpresat në dashuri, sepse sipas asaj “Çdo njeri e ka fatin e tij!”

Lexo po ashtu Çiljeta dhe Albani shprehin dashurinë në rrjetet sociale (Foto)

“Do të vijë një ditë që dikush do të dojë aq shumë sa do të shohë te ti të bukurën e dheut. Dhe ska për ti interesuar as ngjyra e lëkurës, as e syve, as sa e gjatë apo e shkurtër je. Sepse çdo njeri e ka dikë diku që e pret. Çdo njeri e ka fatin e tij!”, shkruan ajo në postimin e realizuar në Instagram.