Site icon Telegrafi

Çiljeta akuzon Jennifer Lopezin për kopjim

Pasi u përfol për operacionet plastike, të cilat vetë këngëtarja i mohoi, Çiljeta po akuzohet për jo origjinalitet.

Kënga e saj e fundit ku i këndon të pasmeve u cilësua si kopjim nga Jennifer Lopez, transmeton Telegrafi.

Por Çili e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ishte ajo e para dhe ekskluziviteti i përket asaj e jo JLo-s.

“Mund të hapësh YouTube dhe të kërkosh një këngë timen 11 vjet më parë të titulluar “Dridhe” dhe do ta kuptosh mjaft qartë që nuk jam edhe aq e panjohur me këtë fjalë. U kam kënduar të pasmeve edhe më parë dhe “Booty” nuk është ekskluzivitet i Jennifer Lopez”, është shprehur Çiljeta për Palomën.

Ndryshe pas dy bashkëpunimeve këngëtarja ka paralajmëruar se do të vijë me një projekt solo, për të cilin ka nisur të punojë./Telegrafi/

Exit mobile version