Shumica e ukrainasve janë nervozuar keq në miliarderin amerikan Elon Musk, për shkak të anketës që e vendosi në profilin e tij në Twitter.
Kujtojmë që Musk propozoi një plan paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, ku ka kërkuar që banorët e zonave të pushtuar nga Rusia të deklarohen nëse duan të mbeten me Ukrainën apo t’i bashkohen Rusisë, transmeton Telegrafi.
Në fakt ai kërkoi që nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara të organizohet një referendum, ku do të shprehnin vullnetin e tyre banorët e atjeshëm nëse duan t’i bashkohen Rusisë apo të mbeten në Ukrainë. Në rast se do të ishin për qëndrim në Ukrainë, Rusia do të duhej të largohej.
E pas reagimeve të shumta nga Ukraina, në mesin e të cilëve kishte deputetë, ministra e madje edhe presidenti Volodymyr Zelensky, është deklaruar edhe Musk.
Which @elonmusk do you like more?
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 3, 2022
Zelensky si kundërpërgjigje ndaj anketës së Musk kishte publikuar anketën e tij në Twitter, ku kërkonte nga ndjekësit që të deklarohen “Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë – ai që e mbështet Ukrainën apo Rusinë”.
Në pikërisht këtë anketë të presidentit ukrainas ka reaguar Musk i cili theksoi se akoma mbështet Ukrainën.
“Akoma mbështesë Ukrainën, por jam i bindur që eskalimi masiv i luftës do të sjellë dëme të mëdha për Ukrainën, e ndoshta edhe botën”, ka shkruar biznesmeni amerikan. /Telegrafi/