Telegrafi

Cili mund të jetë efekti i Speciales në ekonomi (Video)

A mund të ketë ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të vendit, krijimi i Gjykatës Speciale?

Njohësit e ekonomisë nuk kanë përgjigje unike në këtë pyetje. Derisa dikush prej tyre konsideron se ndikimi do të jetë negativ, ka të tjerë që thonë se Specialja nuk do të ketë kurrfarë efekti në rriten ekonomike.

Në grupin e të parëve është Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ai thotë se investitorët e huaj kanë deklaruar se nuk mund të investojnë në një vend për të cilin është folur për trafikime të organeve dhe për krime të ndryshme.

Por, një gjë të tillë e hedh poshtë Agron Demi, nga Instituti GAP, duke thënë se investitorët e huaj kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë edhe në vende me masakra e trazira edhe më të mëdha, duke shtuar se ajo çka i ndalon investitorët e huaj të investojnë në Kosovë është sundimi i ligjit, funksionimi i gjykatave të rregullta dhe atyre ekonomike. /Tribuna Channel/