Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është lideri më i votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor.
Kurtin e kanë votuar 183 mijë e 868 qytetarë.
Në qoftë se bëjmë një krahasim të Kurtit më liderët e tjerë politikë, ai del të jetë më i votuari në shtatë palë zgjedhje sa janë mbajtur në Kosovë.
Kurti lë prapë kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin e cila ka marrë 176 mijë e 188 vota, kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veselin me 146 mijë e 763 vota dhe po ashtu kandidatin e koalicionit AAK-PSD për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 75 mijë e 917 vota.
KËTU mund t’i shihni votat që kanë marrë kandidatët për kryeministër në zgjedhjet parlamentare 2019.
Po ashtu, Kurti ka kaluar me vota edhe ish liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili në zgjedhjet e vitit 2014, kishte fituar 166,422 vota, transmeton Telegrafi.
Kurse një krahasim i tillë nuk mund të bëhet mes Kurtit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Pasi që sistemi zgjedhor në kohën sa ishte Rugova ishte më ndryshe se tani, në atë kohë nuk votoheshin emrat e përveçëm, por vetëm subjektet politike. /Telegrafi/