Telegrafi

Cili është reagimi i Kim? Burri i saj fotografohet duke përqafuar ish-të dashurën (Foto)

Kanye West ka pasur një lidhje dyvjeçare me Amber Rose (2008-2010), mirëpo ndarja e tyre nuk ishte e këndshme, teksa gjërat u përkeqësuan pas fillimit të një zënke të re në fillim të këtij viti.

Dhe derisa kanë vazhduar komentet turbulente në rrjetet sociale nga të dyja palët, dy ish- të dashuruarit duket se kanë harruar gjithçka, pasi janë fotografuar duke u përqafuar në prapaskenën e VMA.

Këngëtari 39-vjeçar nuk ka mundur t’i rezistojë modeles 32-vjeçare, me të cilin u takua ballë për ballë.

Nuk ka dyshim se gruaja e West, Kim Kardashian, nuk i ka pritur aspak mirë këto imazhe. /Telegrafi/