Pothuajse 18 muaj që nga fillimi i luftës, cili është qëllimi aktual i Ukrainës?
Në një postim të gjatë në X (ish Twitter), Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Volodymyr Zelenskyy, ka shpjeguar këtë, përcjell Telegrafi.
Ai shkruan: “Qëllimi strategjik i Ukrainës, përveç kthimit të pakushtëzuar të territoreve, është krijimi i kushteve që e bëjnë të pamundur përsëritjen e agresionit në të ardhmen”.
We often hear the question: what is Ukraine's goal and what does it consider victory? Here’s the answer. Ukraine's strategic goal, in addition to the unconditional return of territories, is to create conditions that make it impossible for aggression to be repeated in the future.…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) August 13, 2023
Territori është vendimtar, thotë zoti Podolyak, duke shtuar se çdo “skenar i ngrirjes së luftës”, në të cilin mbahen aneksimet aktuale ruse, do të ishte i papranueshëm.
Kjo për shkak se një situatë e tillë – sipas tij – “vetëm do ta inkurajonte Moskën të rrisë oreksin e saj dhe t’i rikthehet luftës pas një pushimi të shkurtër”.
Podolyak thotë më tej se nuk ka “asnjë alternativë” ndaj formulës së paqes së Kievit, e cila është: “Forcimi i ushtrisë, përshpejtimi i furnizimit me armë, de-okupimi i territorit, ndryshimi i regjimit në Rusi, kompensimi nga qeveria e re dhe ndëshkimi i detyrueshëm i kriminelët e luftës”. /Telegrafi/