Për të parën herë në Ballkan, Dj i njohur botëror Ricardo Villalobos do të vijë në Prishtinë.
Burime të Telegrafit mësojnë se Dj do të performojë në kryeqytetin kosovar në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt.
Ricardo njihet si mbret i zhanrit të tij si Dj dhe nëse realizohet me sukses performance e tij në Prishtinë, pritet që të shkruhet në shumë media botërore të muzikës elektronike.
Villalobos është me origjinë nga Kili dhe është një nga figurat më të rëndësishme në skenën e sotme të minimal techno./Telegrafi/