Telegrafi

Cilët lojtarë duhet të largohen nga Barcelona, pas turpërimit nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve?

Humbja 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ka shkaktuar një stuhi të madhe te Barcelona.

Klubi katalunas pritet të shkarkojë trajnerin Quique Setien dhe drejtorin sportiv Eric Abidal në këtë javë, për të filluar një revolucion në skuadër.

Pas ndeshjes, Gerard Pique ka thënë se ai është i gatshëm që të largohet nga Barcelona, në rast se është i panevojshëm më në Camp Nou.

Philippe Coutinho (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Por, një listë e krijuar nga Daily Mail tregon se cilët lojtarët duhet të largohen nga Blaugranasit:

Nelson Semedo thuhet se nuk është në planet e Barcelonës dhe largimi i tij është i paevitueshëm.

Clement Lenglet po ashtu nuk ka arritur të gjejë vetën te katalunasit edhe pse në edicionin që lamë pas luajti standard.

Sergi Roberto nuk e ka më rëndësinë që e kishte në klub dhe largimi i tij mund të jetë i mundshëm.

Arturo Vidal që është i gatshëm të largohet nga Barcelona në drejtim të Interit, është po ashtu në listën e largimeve.

Lionel Messi është i zhgënjyer me bordin e klubit dhe ndodhive në vitet e fundit në skuadër dhe po ashtu ka gjasë të largohet.

Luis Suarez duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Barcelona dhe një largim në këtë verë mund të ndodhë.

Në listën e largimeve janë edhe lojtarë si, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo dhe Samuel Umtit, ndërsa Antoine Griezmannit mund t’i jepet edhe një shans. /Telegrafi/