Site icon Telegrafi

Cilësohet si një ‘vrasës’ para porte – Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Milani dhe Feyenoordi janë në ‘bisedime konkrete’ në lidhje me lëvizjen e mundshme të Santiago Gimenez në San Siro, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Kuqezinjtë mendojnë të transferojnë sulmuesin para se të mbyllet afati kalimtar.

Gimenez është i interesuar për lëvizjen në San Siro, megjithatë ai ende nuk ka folur me Milanin.

Marrëveshja aktuale e Santiago Gimenez me Feyenoord skadon në vitin 2027.

Meksikani ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë tri asistime në 18 paraqitje këtë sezon, duke përfshirë edhe dygolëshin e tij në Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Milani ka besimin se Gimenez mund të bëhet një top sulmues në Serie A, andaj duan ta mbyllin sa më parë marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version