Rusia nuk do të mund të propagandojë më në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në New York.
Nëntëdhjetë e tre vende votuan pro pezullimit të shtetit rus ndërsa 24 kundër dhe 58 abstenuan.
Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Shqipëria. Befasi ishte edhe vota pro e Serbisë.
Ndërkohë, Kina, Siria dhe Bjellorusia ishin mes atyre që votuan kundër mocionit.
Ndryshe, India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan. /Telegrafi/
URGENT🚨
The UN General Assembly votes to suspend Russia's membership in the UN Human Rights Council @UN_HRC
In favor: 93
Abstained: 58
Against: 24 pic.twitter.com/6EavdZJspc
— UN News (@UN_News_Centre) April 7, 2022