Telegrafi

Cilat kolege i dëgjon në veturë Rozana Radi?

Këngëtarja Rozana Radi ka raporte të mira me një pjesë të madhe të estradës. Sepse përpos si kolege ajo i shkruan edhe tekstet e këngëve të shumë prej tyre.

E në orët e para të mëngjesit Radi ka zgjedhur të bëj xhiro me veturë e nuk ka ngurruar të bëj edhe video për të treguar preferencat për muzikën shqiptare.

Nga tre video që ka publikuar dëgjohen këngët e Anxhela Peristerit –‘Bye, bye’, Ronela Hajti – ‘Malagata’ dhe Skivi ft. Nora & Mimoza Shkodra ‘-Na’.

Por Rozi bëj kujdes, sepse është errësirë dhe është e këshillueshme të mos përdoret telefoni gjatë vozitjes. /Prive/Telegrafi/