Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje fuqive perëndimore për më shumë armatim.
Më herët, guvernatori i rajonit të Donetskut tha për BBC se pajisjet ushtarake ishin “shumë të rëndësishme”, përcjell Telegrafi.
Ndërsa forcat ukrainase në lindje të vendit përgatiten për një sulm “të rinovuar” rus, ja një vështrim i shkurtër në disa nga ato armë që tashmë janë dërguar në Ukrainë:
• Republika Çeke javën e kaluar thuhet se u bë vendi i parë që furnizoi Ukrainën me tanke të projektuar nga sovjetikët
• Të premten u pa rasti i parë i njohur i një vendi që i dërgoi Ukrainës një sistem të madh të mbrojtjes ajrore, falë një donacioni nga Sllovakia fqinje
• Javën e kaluar, NATO iu përgjigj thirrjes nga ministri i jashtëm ukrainas për “armë, armë, armë” duke premtuar se do të dërgonte armë të tjera. Por trupat e NATO-s nuk do të urdhërohen të luftojnë atje
• Pas udhëtimit të tij në Kiev të shtunën, kryeministri britanik Boris Johnson u zotua të dërgojë armë të tjera me vlerë 100 milionë funte (130 milionë dollarë), duke përfshirë raketa anti-ajrore dhe antitank.
• Shtetet e Bashkuara thanë së fundmi se kishin dërguar 1.7 miliard dollarë ndihmë sigurie në Ukrainë që nga fillimi i agresionit, duke përfshirë mijëra raketa, 50 milionë fishekë dhe 45,000 grupe të blinduar dhe helmeta.
Rusia ka paralajmëruar vendet e tjera se përpjekjet e tyre për të armatosur Ukrainën po dëmtojnë shanset për t’i dhënë fund luftës. /Telegrafi/