Site icon Telegrafi

Cila mbrojtje do t’i bënte ballë: Formacioni i frikshëm që do të kishte Barca në vitin 2009 nëse do t’i bashkohej Ronaldo

(Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, në vitin 2009 u largua nga Manchester Unitedi për asokohe një shumë rekorde për të nënshkruar me Real Madridin, ku e shkroi historinë.

Mirëpo, gazeta spanjolle AS ka bërë të ditur se para se të shkonte në Santiago Bernabeu, Sir Alex Ferguson e kishte ofruar shtatëshin e famshëm te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona.

Mirëpo, Ronaldo ishte i vendosur që të luante për Realin dhe shkoi atje për të vazhduar me suksese të pandalshme, ndërsa rivaliteti me Lionel Messin vetëm sa u thellua dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Cristiano Ronaldo kur e fitoi trofeun e katërt të Ligës së Kampionëve me Realin dhe të pestin në karrierë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Porse imagjinoni sikur CR7 të shkonte në Camp Nou. Pos superyllit argjentinas, atje ndodhej legjenda franceze, Thierry Henry, i cili kishte nënshkruar nga Arsenali në vitin 2007.

Lexo po ashtu Historia e futbollit do të ishte ndryshe: Ronaldo ka mundur të luante me Messin, pasi Ferguson ia ofroi Barcës para se të shkonte te Reali

Në vitin 2009, te Barcelona shkoi edhe Zlatan Ibrahimovic (nga Interi), ndërsa ky sulm i frikshëm mbështetej nga mesfushorët ikonikë, Xavi dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/

Skuadra që do të kishte Barcelona me Ronaldon në formacion
Exit mobile version