Këngëtari Naim Abazi është shumë i pranishëm nëpër programe të ndryshme festive bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Mihrije Braha.
Përderisa janë pjesë e shumë programeve për Vitin e Ri, çiftit të njohur po u bie që mjaft shpesh të takohen me kolegë, dhe të kalojnë çaste të bukura nën shoqërinë e tyre.
Së fundmi, në një video të publikuar nga “Kosovarja”, Naimi shfaqet duke kërcyer me këngëtaren e njohur Gjyste Vulaj, teksa i ulet në gjunjë dhe ajo dridh belin vazhdimisht.
Kjo skenë është përcjellur me të qeshura nga Mihrija, përderisa Gjystja dhe Naimi kanë shijuar performancën. /Telegrafi/