Kim Kardashian ka folur edhe një herë për mundësinë e kandidimit të bashkëshortit të saj, Kanye West, për president të SHBA-ve.
“Shikoni se sa gjëra të shëmtuara janë duke i bërë Melanie Trumpit me shfaqjen e fotografive të saj nudo”, është shprehur ajo për revistën Wonderland duke iu referuar kështu mundësisë që ajo të bëhet Zonja e Parë, transmeton Klan Kosova.
“Do t’i thosha Kanyes: ‘Zemër, e di se çfarë fotografi do t’i shfaqnin për mua!’”, ka shtuar Kim.
Bukuroshja, e cila ende nuk e ka vendosur kujt t’ia japë votën në zgjedhjet e ardhshme, gjithashtu ka zbuluar se mendon që bashkëshorti i saj me shumë gjasë do të garonte si demokrat.
“Nuk dua të flas në emër të tij, por jam më se e sigurt se do t’u bashkëngjitej demokratëve. Apo ndoshta edhe do të garonte si i pavarur? Nuk e di se sa serioz është në lidhje me këtë. Do të shohim…”, ka deklaruar Kim.