Site icon Telegrafi

Çiklisti në Prizren bëhet për spital pasi bie në një kanal ku po punohej

Foto: RTV Besa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një çiklist ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar biçikletën kishte rënë në një kanal, vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prizren, në ora 09:48.

“Çiklisti mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar biçikletën kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë”, thuhet në raport.

Njësiti përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version