Telegrafi

Çiklisti me sjellje të pahijshme, u rrotullua në ajër (Video)

Se e keqja të kthehet, na mëson më së miri kjo video.

Megjithëse e ka rrugën e dedikuar për çiklizëm, ai kalon nëpër rrugën e veturave, madje duke bërë ngasje shumë të pakontrolluar.

Në mënyrë që të largohet nga rruga, një veturë i bën me sirenë e ai ia kthen me fjalë banale dhe ia ngre lartë gishtin e mesit, transmeton Telegrafi.

Por, kjo iu kthye menjëherë për të keq, pasi çiklisti u përplas me një shirit betoni dhe u rrotullua në ajër për të rënë me shpinë në asfalt. /Telegrafi/