Vetura ka goditur një çiklist të dielën në fshatin Lluga të Podujevës – si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se viktima që po lëvizte me biçikletë, u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.
Tutje tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku./Telegrafi/