Telegrafi

Cikalleshit i anulohet goli ndaj Besiktasit, gjiganti turk merr fitore në tavolinë

Sokol Cikalleshi është rikthyer tek skuadra e Akhisarspor në Superligën turke pas aventurës jo të mirë te Gotzepe.

Sulmuesi shqiptar debutoi me klubin gjelbër e zi në ndeshjen ndaj Besiktasit në elitën e futbollit turk.

Për Cikalleshin ishte një debutim i mirë pasi shënoi gol, por skuadra e tij e humbu sfidën me rezultat 1-3.

Por tani goli i Cikalleshit nuk vlen fare, kjo për faj të skuadrës së tij Akhisar.

Skuadra e sulmuesit shqiptar kishte futur në 18-she 13 lojtar të huaj duke kaluar limit që është 12.

Kësisoj Federata e Futbollit të Turqisë e ka regjistruar këtë ndeshje me rezultat zyrtar 0-3 në të mirë të Besiktasit.

Kjo ka bërë që goli i Cikalleshit të mos llogaritet ndaj Besiktasit.

Akhisar vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme në tabelë pasi zë vendin e 16 me vetëm 17 pikë.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të kërkoj golin në ndeshjen ndaj Rizesporit këtë fundjavë. /Telegrafi/