Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi është bërë hero për skuadrën e tij.
Anëtari i skuadrës turke Akhisar Genclik Spor ka pasur para vetës një ndeshje speciale ndaj Istambul Basaksehir.
Cikalleshi u huazua nga Basaksehir tek Akhisar për gjashtë muaj pas një periudhe të errët në Stamboll.
Por shqiptari është hakmerrë ndaj ish-skuadrës në ndeshjen e sotme kur këto dy skuadra janë përballur mes vete.
Shqiptari u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të pranë rezultatit të barabartë 1-1.
Por në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi i talentuar shqiptar me një goditje të fuqishme mposhti portierin mysafir për fitoren e madhe të Akhisarit.
Pas kësaj fitore, Akhisar ngjitët në pozitën e 13-të në tabelë me 30 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/