Telegrafi

Cikalleshi dyfish i gëzuar: Arrita të shënoj dhe Kombëtarja fitoi

Sokol Cikalleshi (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

U inkuadrua nga banka rezervë dhe u pozicionua në vendin e duhur, për të shfrytëzuar pasimin e Odise Roshit dhe për të zhbllokuar një ndeshje që sa vinte e komplikohej përballë Moldavisë.

Sokol Cikalleshi më në fund u zhbllokua në “Elbasan Arena”, një stadium shtyllat e portave të të cilit i ka “rrahur” shumë herë me top, por sot shënjestra e çoi sferën në rrjetë.

Lexo po ashtu Shqipëria kthehet te fitorja, mposht Moldavinë në Elbasan

“Më gëzon më shumë fitorja, pasi vinim nga një humbje e merituar në Islandë, që na zhgënjeu. Jam dyfish i gëzuar, sepse arrita edhe të shënoj dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Kthimi i Roshit ishte potent, siç ishte dhe shpërthimi në krahë. Bëri kthimin më të mirë. Më ndihmoi edhe mua të shënoja”.

“Me Uzunin ishte hera e parë që luaja, me Balajn kam vite që luaj. Ndihem shumë mirë me Balajn. Edhe në Islandë bëmë ndeshje shumë të mirë, ndaj mund të them se ndihem mirë me të dy, me thënë të drejtën. Ato i vendos trajneri, por rëndësi ka fitorja dhe që funksionoi ekipi.