Çiftit australian në shtetin e New South Wales iu shkatërrua shtëpia nga përmbytjet, në ditën e martesës së tyre.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, fqinjët e tronditur xhiruan vilën e “shkulur” me tre dhoma gjumi duke lëvizur përgjatë lumit Manning.
Mijëra personave të tjerë në periferitë të Sidneit iu është thënë se mund t’ju duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.
Qyteti po përballet me përmbytjen më të rëndë në dekada, derisa vazhdojnë reshjet e shiut.
Çfarë ndodhi me shtëpinë?
Sarah Soars dhe Joshua Edge ishin duke jetua me qira tek vila në Mondrook, në veri të Sidneit, dhe do të martoheshin të shtunën në brigjet e lumit përpara pronës.
Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për nëntë vjet, po qëndrojnë me familjen dhe nuk ishin në shtëpi kur u “rrëmbye” nga ujërat.
“Vila po lundronte si një varkë shtëpie, e gjithë shtëpia, plotësisht e paprekur”, tha bashkëpronari i pronës Peter Bowie. /Telegrafi/