Në kohën kur ata gjenden në një situatë të vështirë, ukrainasit kanë treguar se dinë të gjejnë forcë të bëjnë edhe gjëra të bukura.
Kjo është dëshmuar edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale, së fundmi, përcjell Telegrafi.
Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për një moment kur një çift kanë vendosur të martohen, pikërisht kur ata gjendeshin në front të luftës kundër agresionit rus.
“Ky çift, Lesya dhe Valeriy, sapo u martuan pranë vijës së frontit në Kiev. Ata janë me mbrojtjen e territorit”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/
This couple, Lesya and Valeriy, just got married next to the frontline in Kyiv. They are with the territorial defense. pic.twitter.com/S6Z8mGpxx9
— Paul Ronzheimer (@ronzheimer) March 6, 2022