Familja Obama është duke shijuar ditët pas largimit nga “Shtëpia e Bardhë” në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ish kreu i shtetit amerikan Barack Obama kërkon që të relaksohet pas punës së vështirë që pati në drejtimin e vendit më të fuqishëm të botës.
Ai ka pranuar ftesën e mikut të tij miliarder Richard Branson për të kaluar disa kohë në British Virgin Islands.
Çifti u fotografua në mënyrë të shpenguar duke shëtitur, transmeton tema.
Pavarësisht pushimeve, Obama ka ndjekur politikën amerikane, ku ka kritikuar vendimin për të ndaluar futjen e myslimanëve nga presidenti i ri, Donald Trump.