Pasi çiftit që u martua dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase për ta mbrojtur vendin nga pushtimi rus, një çift tjetër është martuar në kohën kur luftime të ashpra po ndodhin, e dashurinë e tyre e kurorëzuan në një strehimore në Odessa.
Bëhet fjalë për dhëndrin Klevets dhe nusen Natalia Vladislava, që arritën të gjejnë momentin e “duhur”, që të martohen në prezencë të më të dashurve të tyre, transmeton Telegrafi.
Masa e grumbulluar nuk mund të ndalnin lotët derisa dyshja po martoheshin dhe mundoheshin disi të dhuronin buzëqeshje – pavarësisht se në këtë vend mbizotëron një atmosferë lufte.
Edhe pse nusja nuk kishte veshur fustanin e bardh, mbante një buqetë me lule, e aty ishte edhe mysafiri që mbante bukën tradicionale ukrainase.
Nga martesat e deri të lindjes, banorët e këtij vendi janë detyruar të zhvendosen nëpër bodrume – duke kërkuar strehim dhe t’i shpëtojmë granatimeve ruse. /Telegrafi/