Telegrafi

“Çifti ka nevojë për vitaminën K” – Besi vazhdon ta imitojë Bledin

Foto: Screenshot/YouTube

Opinionisti i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, është i njohur për analizat dhe komentet interesante që bën drejt banorëve të shtëpisë.

Pasi në çdo Prime, ai “godet” me opinionet e tij, e kohëve të fundit i është drejtuar më së shumti Bleros me komente epike.

Duket se Besi është frymëzuar nga këto, pasi ka kaluar një kohë të gjatë të ditës, duke e imituar Bledin.

Foto: Screenshot/YouTube

Fillimisht me frazën që u përmend shumë “Ti je Baba Vanga”, Besi edhe kur po darkonin, nuk di të ndalet duke e bërë të folurën identike si të Bledit.

Blero e nxit duke e pyetur për çiftin, ndërsa Besi përgjigjet: “Çifti ka nevojë sa më shumë të puthiten, dhe le të japin “show”.

Kjo bën banorët të qeshin me të madhe, derisa Besi nuk ndalet duke e imituar. /Telegrafi/