Një video e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një çift indian shpëtojnë vetëm me disa lëndime të lehta trupore, edhe pse një veturë i godet drejtpërdrejt derisa ata po lëviznin me motoçikletën e tyre.
Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë filmuar ngjarjen e tmerrshme në autostradën nacionale që lidh qytetet Bangalore-Chennai, ku dyshja zvogëlojnë shpejtësinë dhe ndërrojnë korsitë duke u munduar të kthehen, transmeton Telegrafi.
Por, një veturë me ngjyrë të bardhë Mercedes u afrohet nga pas me shpejtësi të madhe dhe nga pamundësia për të reaguar me kohë, i godet dhe i futë nën rrota duke i tërhequr zvarrë për disa metra.
Duke parë se çfarë kishin bërë, shoferi i veturës dhe pasagjeri ndalen për t’i ndihmuar burrin dhe gruan që kishin ngecur nën veturë. Për fat të mirë ata nuk kishin pësuar lëndime serioze, pasi shihen duke lëvizur gjymtyrët e trupit pa ndonjë problem, edhe pse në shikim të parë përplasja dukej të ishte fatale. /Telegrafi/