Telegrafi

Çifti Besniku dhe Jonida argëtohen edhe në festivalin PriFest

Ata tashmë janë ndër çiftet më të përfolur të skenës sonë të filmit dhe dashurinë e tyre e shprehin edhe në publik.

Lexo po ashtu Magjia e Pri Film Fest në Prishtinë - Gjithçka nga edicioni i 11-të i festivalit që i jep dritë kryeqytetit

Javë më parë Jonida Vokshi ka treguar se është në romancën me të dashurin, Besnik Krapin, aktorin dhe producent e njohur nga Kosova.

Madje, çifti ka treguar se tashmë edhe se do të martohen gjatë muajit shtator të këtij viti, por nuk është ditur se ku do të jetojnë pas kurorëzimit.

Dyshja së fundi ishte edhe në festivalin e filmit në kryeqytet, PriFest, ku bukuroshja ishte edhe prezantuese e natës finale.

Ata kanë realizuar edhe një skenë interesante, ku zeshkania ec në shkallët e teatrit kombëtar të Kosovës gjersa i dashuri e vërshëllen nga pas.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi dhe "prizrenasi" i "O Sa Mirë" puthen live në emision

Ndryshe, çifti ka zbuluar më parë se dashurinë e tyre të filluar gjatë xhirimeve të serialit, “O Sa Mirë”, do ta kurorëzojnë me martesë gjatë muajit shtator. /Telegrafi/