Një çift bashkëshortor që planifikonin të vizitonin Nju Jorkun, hasën në pengesë pasi u nxorën nga aeroplani i aviokompanisë United Airlines sepse vajza e tyre dyvjeçare refuzoi të bartë maskën.
Në fillim të këtij muaji, Eli Orban postoi një video që u bë virale, ku po bëhej gati të udhëtonte me aeroplan nga Denveri në drejtim të Nju Jorkut, me qëllim që të vizitojë qendrën Rockfeller dhe bredhin e Krishtlindjes që tradicionalisht dekorohet, transmeton Telegrafi.
Por udhëtimi i tyre dështoi pasi u nxorën nga aeroplani për shkak të protokollit të coronavirusit.
“Jemi nxjerr nga aeroplani sepse vajza jonë dyvjeçare nuk e vendoste maskën në fytyrë, pavarësisht sa shumë mundoheshim ta bindim”, dëgjohet duke thënë Orban e cila nuk mund të ndalte lotët.
Por ata nuk u dorëzuan dhe kështu disa ditë më vonë u nisën për pushime në Florida duke lënë në shtëpi vajzën e tyre, e cila u bë shkak që ata u nxorën nga aeroplani rrugës për në Nju Jork. /Telegrafi/