Kryetari i Komisionit Shtetëtor Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski, ka dhënë një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, në të cilën ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pastrimin e listës zgjedhore dhe institucionin që ai drejton, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Parlamenti nuk ka gjetur forcë për të bërë një ekuilibër në njësitë zgjedhore. Pabarazia në numrin e votuesve të regjistruar në njësitë zgjedhore mund të rrezikojë barazinë e të drejtës së votës, mirëpo këtë duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, ne vetëm e zbatojmë ligjin”, deklaroi mes tjerash Çiçakovski.
Në pyetjen se a është gati që KSHZ-ja të realizojë zgjedhje kredibile, ai tha se deri tani kanë punuar me të gjithë forcat që të realizojnë një gjë të tillë./Telegrafi/