Andreas Christensen ka kaluar testet mjekësore te Barcelona, kështu raporton Diario Sport.
Sipas mediumit spanjoll, danezi shumë shpejtë pritet të konfirmohet si transferimi më i ri i katalunasëve për edicionin 2022/23.
Mbrojtësi nuk arriti të gjente gjuhë të përbashkët me Chelsean për të rinovuar kontratën, andaj do të largohet si lojtar i lirë.
Christensen ka disa muaj që është në bisedime me The Blues, mirëpo Barcelona duket se e ka bindur lojtarin që të kalojë në Camp Nou.
Ende nuk ka ndonjë vendin zyrtar, mirëpo sipas asaj që raporton Diario Sport, agjentët e lojtarit do të udhëtojnë për në Barcelonë javën që po vjen për të mbyllur transferimin e Christensen.
Te Barcelona mund të kalojë edhe Cesar Azpilicueta, që po po ashtu do të jetë lojtar i lirë nga qershori. /Telegrafi/